“Futbolli i tij hedh në cep çdo rivalitet“, Ronaldo shkruan për suksesin e Mesit: Ishte një lamtumirë e denjë

Lionel Mesi mori edhe trofeun e vetëm që i mungonte në karrierë, atë të Kupës së Botës. Tashmë argjentinasi mund të quhet pa frikë më i miri i të gjitha kohërave. Pas këtij triumfi madhështor ka reaguar edhe Ronaldo fenomeni. Ish-sulmuesi brazilian ka shkruar në rrjetet e tij sociale se Mesi ka hedhur në cep çdo rivalitet, pasi edhe vetë brazilianët u kthyen në tifozë të tij këtë Botëror.

“Futbolli i këtij djali e hedh çdo rivalitet në qoshe. Unë pashë shumë brazilianë dhe njerëz nga e gjithë bota duke u mbështetur për Messin në këtë finale elektrizuese. Një lamtumirë e denjë për gjeniun që, përtej të qenit një yll i Kupës së Botës, ishte kapiten i një epoke. Urime Mesi”, ka shkruar Ronaldo fenomeni./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *