Fundjavën e shkuar në Vlorë u luajt Flamurtari-Pogradeci për 19-vjeçarët. Në fund Flamurtari fitoi 2-1, por gjatë takimit pati momente tensioni. Skena absurde janë filmuar, me trajnerin e Flamurtarit Dritan Resuli që u fut në fushë dhe refuzon të largohet.
Arbitri i ndeshjes e urdhëron disa herë që të dalë nga fusha, me Resulin që nuk i bindet, ndërkohë që futbollistët janë spektaktorë të habitur dhe nuk duket gjëkundi ndonjë polic që të paktën të afrohet për të larguar trajnerin, i cili me sa duket ka pasur pakënaqësi për vendimet e arbitrit dhe ka shkuar t’i kërkojë llogari nga afër, në mes të fushës.