Ndeshja mes Spanjës dhe Kosovës ka sjellë përplasje ditët e fundit dhe shkak është mosnjohja e pavarësisë nga ana e iberikëve. Federata spanjolle e cilësoi Kosovën si një “territor“ dhe nuk do të lejonte përdorimin e simboleve kombëtare. Kjo solli reagimin e menjëhershëm të FFK-së.
Por në fund ai që fiton është futbolli dhe jo politika. CDC, i njohur si Këshilli i Lartë i Sporteve, ka vendosur që dueli do të zhvillohet në kushte tërësisht normale, megjithëse thekson se jo nuk nënkupton njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e qeverisë së Spanjës.
“Janë marrë një sërë vendimesh që do të lejojnë lojën të zhvillohet. Nuk është problemi më i vogël. Kushtet në të cilat loja do të zhvillohet bien brenda normalitetit absolut dhe nga vlerësimi se nuk nënkupton njohjen e politikanit kosovar, sepse është pozicioni i Spanjës dhe nuk do të ndryshojë për një palë”, ka thënë Irene Lozano./Halit Delibashi-Sport Ekspres/