Futbolli fierak në zi për Vangjel Capon

Mbrëmjen e djeshme u nda nga jeta në moshën 65-vjeçare një emër shumë i njohur i futbollit fierak, por edhe atij shqiptar, Vangjel Capo. Një sëmundje e rëndë ka qenë fatale për trajnerin e njohur, një ndër më të mëdhenjtë në historinë e Apolonisë.

Fillimet e Vangjel Capos në krye të ekipit të Apolonisë datojnë në vitet ’80 dhe pikërisht në atë periudhë Apolonia pati vitet e saj të arta, me emra të njohur, duke nisur nga i madhi Majaci. Më 1989 Apolonia luajti takimin e parë ndërkombëtar të saj në kupën UEFA, ku u ndesh me Okserin e Francës, një arritje e madhe, fryt i punës së jashtëzakonshme të Capos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *