Futbolli çështje qeveritare, Duka “kokë më kokë” me Edi Ramën

Me opozitën që ka braktisur parlamentin, kryeministrit Edi Rama nuk i leverdis që edhe futbolli të ndalet dhe e gjitha për shkak të një përplasjeje me Policinë e Shtetit. Plotësimi i kushteve në 59 stadiume të vendit është një mision i pamundur, ndaj dhe zgjidhja e vetme është rikthimi i forcave të rendit në stadiume.

Hapi i parë është hedhur. Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit ka qenë sot në një takim me kryeministrin Edi Rama dhe mbetet për t’u parë  nëse është arritur një zgjidhje. “Procesi Sportiv” ka postuar një foto të Dukës duke dalë nga kryeministria dhe thuhet se palët janë pranë një marrëveshjeje.

Rikthimi i Policisë së Shtetit nuk do të largojë stjuartet. Forcat e Rendit do të qëndrojnë në zonën Vip dhe në ambientet e brendshme të stadiumeve, sikurse edhe në pistë. Kjo bën që ndërhyrja të jetë më e shpejtë në rast të ndonjë incidenti.

Sipas “Top Channel”, kryeminstri është zotëruar të plotësojë të gjithë kërkesat e presidentit të FSHF-së për të rikthyer normalitetin. Të hënën pritet të zhvillohet një tryezë sigurie, ku do të jetë të pranishëm vetë kryeministri, presidenti i FSHF-së, ministri i brendshëm, prokurorja e përgjithshme dhe kreu i SHISH.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *