“Futbolli bëhet më i bukur me tifozë”! Kryeministri në Angli jep lajmin, zbulon kohën e kthimit të sportdashësve

Tifozët anglezë janë të detyruar që ta ndjekin zhvillimin e Premier Ligës nga shtëpia, si pasojë e pandemisë Covid-19. Megjithatë me lehtësimin e situatës gjatë periudhës së verës, kryeministri i Britanisë, Boris Xhonson, ka deklaruar ditën e sotme se brenda muajit tetor, tifozët do të rikthehen në shkallët e stadiumit.

Në një prononcim për emisionin “Downing Street”, Xhonson ka pranuar se futbolli pa tifozët nuk jep emocionin e duhur, prandaj do të lejohen brenda muajit tetor, por me respektimin e masave të Covid-19. “Futbolli bëhet më i bukur me tifozë. Me kalimin me sukses të situatës aktuale, dalëngadalë do të pranojmë tifozët në stadium. Megjithatë do të respektohen rreptësisht masat kundër Koronavirusit”- u shpreh Boris Xhonson. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *