“Futboll i shëmtuar, të parkon autobuzin”! Cassano i vetmi që sulmon Conte-n: Do i thoja presidentit, dërgoje larg këtë trajner

Interi është shumë afër fitimit të Skudetos dhe mbylljes së dominimit të gjatë të Juventusit. Pavarësisht se kanë në ekipin e tyre yllin portugez, Ronaldon, bardhezinjtë jo vetëm që nuk arritën të fitonin Champions League, por humbën edhe trofeun e zakonshëm që merrnin në çdo fund kampionati.

Pavarësisht rezultateve mbreslënëse të zikaltërve, ka edhe zëra të pakët që janë kundër këtij ekipi. Cassano është ndër të vetmit që vazhdon të sulmojë Conte-n, pavarësisht rezultateve: “Interi do ta fitojë Skudeton, vetëm po e hodhën trofeun nga dritarja. Por më duhet të them se ata nuk dinë të luajnë mirë, luajnë futboll të keq.

Ndoshta nuk humbet kurrë, por shikojeni me Lacion sesi i la 70% të qarkullimit të topit kundërshtarit. Conte nuk luan me 3 në mbrojtje, është më shumë 5-3-2 me të gjithë lojtarët prapa vijës së topit. Të gjithë më qëllimin: “Vendos autobuzin dhe mos kalo”. Ky lloj futbolli më bën të dridhem. Nëse do kisha një trajner si ky do të shkoja te presidenti dhe do t’i thoja: “Dërgoje diku larg këtë trajner”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online