Bundesliga u bë i pari kampionat i rëndësishëm i Europës që riktheu sërish futbollin në fushën e lojës. Javën e shkaur u luajtën ndeshjet e para pas ndërprerjes për shkak të pandemisë, ndërsa këtë fundjavë skuadrat do të vihen përsëri përballë njëra-tjetrës. Kjo verë në futboll është menduar të jetë një sfidë e vërtetë për klubet dhe lojtarët, të ciëlt do të luajnë 3 muaj të ngjeshur me ndeshje, ku në qershor dhe korrik do të duhet të mbyllin kampionatet, ndërsa gushti është i rezervuar për Champions League.
Por ky rregull nuk vlen për Gjermaninë, pasi Bundesliga do të përfundojë në fund të qershorit. Kështu 2 javët e para të korrikut lojtarët do të kenë mundësinë të largohen për të kaluar pushimet e tyre verore. Në këtë mënyrë do të ketë plazh edhe për futbollistët. Më pas mesi i muajit do i bëjë sërish bashkë, ku do të nisin përgatitjet për sezonin e rij so dhe do të jenë të gatshëm për të luajtur në Champions League, kompeticion në të cilin ende vazhdojnë rrugëtimin e tyre Bayern Munich dhe Leipzig./Halit Delibashi-Sport Ekpsres/