FUTBOLL FEMRASH/ Doçi nuk mjafton, Skocia shkon në Botëror

Është zhvilluar dhe xhiroja e fundit e ndeshjeve kualifikuese për Botërorin e Femrave. Përfaqësuesja e Shqipërisë e mbyll me humbje aventurën e saj, pasi Skocia ka marrë një fitore 2-1 në “Loro Boriçi”. Vajzat e teknikut Grima barazuan rezultatin në sekondat e fundit të kohës së rregullt të pjesës së parë, por nuk mundën që ta mbanin dot këtë rezultat përballë skuadrës nga Britania e Madhe.

Skocia ishte dukshëm superiore, pasi vetëm falë portieres Rexhepi, rezultati nuk ishte më i thellë. Fitore e madhe për Skocinë e cila arrin në këtë mënyrë që të shkojë në fazën finale të Kupës së Botës, e cila do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Francë. Nuk ishte vetëm merita e Skocisë që i dha kualifikimin, pasi në ndeshjen tjetër të grupit, Polonia i mbajti një barazim pa gola përfaqësueses së Zvicrës, e cila deri para kësaj ndeshje kishte mbajtur vendin e parë dhe me një sukses sot do të ishte renditur ajo si e para e grupit në rast barazimi pikësh me skocezet.

Shqipëria e mbyll këtë fazë kualifikuese në vendin e parafundit me vetëm 4 pikë të grumbulluara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *