Futboll edhe në Krishtlindje? Lojtarët e Superiores ta harrojnë pushimin 4-javor, lëmsh me kalendarin në Europë

Nga Klaudio Ndreca

Efektet e Koronavirusit dhe pandemisë që nuk ka ikur ende nga Europa, do të ndihen për një kohë të gjatë edhe në futboll. Fillimisht në shumë vende nuk është e qartë sesi do të mbyllet ky sezon, ndërsa UEFA ka dalë me deklaratën se kampionatet duhet të mbyllen deri në datën 3 gusht.

Duke mos harruar këtu edhe efektin ekonomik, do të kemi shumë probleme edhe për kalendarin e sezonit të ardhshëm. Disa media prestigjoze kanë nisur të krijojnë edhe një ide për mënyrën sesi do të luhet për vitin tjetër.

Duke parë se do të luhet edhe Europiani, sezoni tjetër duhet të mbyllet brenda datës 10 maj. Por nga ana tjetër, data e fillimit do të jetë në rastin më të mirë në 1 shtator, pasi deri në gusht do të kemi zhvillimin e sezonit 2019-2020. Kjo përkëthehet në një kalendar shumë më të ngjeshur, ndërsa lojtarët në Europë duhet t’i harrojnë pushimet 4 javore në përgatitjet dimërore. Sipas të gjitha gjasave do të kemi vetëm 2 javë përgatitje në atë periudhë, ndërsa në disa shtete po mendohet që të zhvillohen ndeshje edhe në Krishtlindje. Ky mund të jetë rasti edhe i Superiores, që nuk kanë shumë variante për të zgjedhur në një hark kohor shumë të shkurtër. /Sport Ekspres/

 

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online