Kur “Air Albania” ishte gati dhe u bë ndeshja testuese me Vllaznia-Apolonia për femra, kishte shumë dyshime rreth cilësisë së stadiumit. Për herë të parë kishim një arenë në Shqipëri jo vetëm me kushtet moderne, por mbi të gjitha të mbuluar për tifozët në masën 100%.
Pra në çdo kushte atmosferike ekstreme, tifozët nuk do të lageshin, deri në ulëset e para që nuk prekeshin nga shiu. Prova u kalua dhe u bë për pak minuta ndaj Francës. Në minutat e fundit të takimit nisën edhe rreshjet e shiut. Siç duket edhe nga pamjet, asnjë prej tifozëve nuk është lagur dhe nuk ka pasur nevojë që të mbulohet pavarësisht kapriçove të motit. /Sport Ekspres/