Qeveria ende nuk e ka dhënë një reagim sa i përket futbollit dhe nisjes së tij, teksa lojtarët janë në pritje për të parë dhe mësuar verdiktin përfundimtar. Ndërkohë një reagim epik ka ardhur nga ana e Sherif Kallakut, lojtari i Teutës.
Në “Instagram” ka postuar një pjesë të filmit “Tomka dhe shokët e tij”, atje ku kryeministri Edi Rama është veshur si nazist. Ndërkohë mesazhi është i qartë se pavarësisht se fusha është e pushtuar, do të luftohet për të marrë sërish lirinë e futbollit. /Sport Ekspres/