Fushaj favoriti i madh, por janë dy ofertat për Vllazninë

Valter Fushaj është praktikisht presidenti i Vllaznisë, sepse prej disa javësh është bërë mjaft aktiv, duke ndihmuar jo pak klubin shkodran, që ka paralajmëruar ase në pranverë klubi do të kalojë në duart e privatit.

Fillimisht është bërë vlerësimi i aseteve të klubit dhe tashmë do të shqyrtohen ofertat me Fushajn që e ka bërë ofertën e tij prej kohësh, edhe në mënyrë publike.

Nënkryetarja e Bashkisë Shkodër, Emilia Koliqi, ka zbuluar duke folur në “Rozafa TV”se janë dy subjekte të gatshme për të marrë përsipër drejtimin e klubit: “Besoj se deri në fund të muajit, nëse plotësohen të gjitha kriteret e kërkuara, do të bëhet vlerësimi dhe do të paraqitet propozimi në Këshillin Bashkiak për aksionet që do të shiten. Më tej, do bëhet shpallja e ankandit dhe lidhja e kontratës. Shpresojmë që këto procedura të ecin në bazë të afateve ligjore dhe të mos ketë ankimime dhe të tjera gjëra. Mendojmë që deri në fund të prillit të mbyllet kjo procedurë”.

Koliqi zbulon se në vlerësimin e aseteve nuk përfshihen stadiumi “Loro Boriçi” dhe “Reshit Rusi”, pasi do të mbeten pronë e Bashkisë, ndërsa për ofertat ajo shpjegon: “Operatorët ekonomikë deri më tani janë dy. Jemi në fazën e vlerësimit të ofertave dhe emrat nuk mund të bëhen publikë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *