Fusha katastrofë dhe arbitri Massa, media italiane: Për tu harruar! Hysaj të dilte pas 8 minutash

Napoli fitoi mbrëmjen e djeshme kundër Lazios, duke kaluar kështu në fazën tjetër të Kupës së Italisë. Por dje nuk ishte mbrëmja e duhur për futbollistin shqiptar, Elseid Hysaj. Shkodrani shkaktoi sërish penallti, ndërsa në minutën e 19 arbitri i tregon kartonin e dytë të verdhë për ta detyruar në këtë mënyrë që të lërë fushën.

Por sipas medias italiane “Il Messaggero”, Hysaj duhej të linte Napolin me 10 lojtarë që në faullin e parë të shkaktuar në minutën e 8. Për këtë ndërhyrje gjyqtari kryesor akordon 11 metërsh për Lazion, ndërsa për mbrojtësin shqiptar mjaftohet me vetëm një karton të verdhë. Ndërkohë sipas medias italiane, arbitri ka gabuar në këtë rast, teksa nga xhepi duhej të kishte nxjerrë menjëherë kartonin e kuq.

Gjyqtari Massa nuk ishte në një mbrëmje aspak të mirë, pasi ky nuk ishte gabimi i tij i vetëm. Nxjerrja me të kuq nga loja të Leivas ishte i ekzagjeruar dhe erdhi si pasojë e një faulli të krijuar nga vetë arbitri e jo nga futbollisti në fjalë. Megjithatë, përpos gjykimit për të dëshiruar linte edhe fusha e stadiumit “San Paolo”, terreni i së cilës nuk ishte në gjendje optimale, aq sa Immobile rrëshqiti gjatë ekzekutimit të penalltisë./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online