“Fusha është gati për të luajtur”, anulohet ndeshja në Shqipëri nga dëbora: Nuk futeshin dot…

Shqipëria është mbërthyer nga temperatura e ulëta gjatë ditës së sotme, ku në disa qytete ka rreshje të dëborës. Në Kategorinë e Parë janë anuluar dy ndeshje, fillimisht ajo mes Burrelit dhe Vorës.

Nëpërmjet një njoftimi në “Facebook”, Burreli shkruan se fusha është në kushte optimale për të luajtur, por arsyeja e anulimit të takimit është fakti se arbitrat dhe ekipi kundërshtar nuk ka arritur që të futet në Burrel nga dëbora e madhe.

Ndërkohë të njëjtin fat e ka pasur edhe përballja mes Besëlidhjes dhe Partizanit B, atje ku zyrtarët e FSHF kanë vendosur që takimi të shtyhet për në një tjetër datë pas pushtimit nga dëbora të fushës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online