Furtunë tjetër mbi Flamurtarin, pezullim për Duron dhe gjoba pa fund për kuqezinjtë

Komisioni i Disiplinës ka publikuar sot vendimet në lidhje me ndeshjet e fundjavës së shkuar në Superiore.

Së pari, është dënuar me dy ndeshje pezullim Shpëtim Duro, i cili kishte kaluar që pas ndeshjes kundër Kukësit në Disiplinë. Edhe një gjobë 1 milion lek për trajnerin e Flamurtarit.

Klubi vlonjat është masakruar në gjoba, sepse gjithashtu ka marrë 3 milionë lek për sjellje të gabuar të spektatorëve, si në Korçë, ashtu edhe te ekipi U-19 dhe ai U-17.

Gjobë edhe për Skënderbeun, për sjellje të gabuar të spektatorëve ndaj Flamurtarit, ndërsa Lushnja do të luajë një ndeshje pa tifozë, sërish për sjellje të gabuar të spektatorëve.

Besëlidhjes i është hedhur poshtë kërkesa për fitore në tavolinë ndaj Vllaznisë B, që aktivizoi dy lojtarë të pezulluar në Superiore.

Mesfushori i Tiranës Toni Mauexhe është pezulluar me dy ndeshje pas kartonit të kuq marrë fundjavën e shkuar. Sot në Kukës nuk do të jetë, ndërsa në Ballsh mund të luajë, nëse klubi paguan një ndeshje dënim.

Në fund, një dënim rekord: Lojtari i Maliqit, Mirald Zaçellari, për një të pështyrë ndaj zyrtarit të ndeshjes dënohet me 24 muaj pezullim nga aktiviteti.

Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 14.02.2018

Share:

  1. KF “Skënderbeu”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.
  2. FC “Flamurtari” , për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 66/2 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.
  3. KF “Lushnja”, për sjellje të gabuar të spektatorëve të saj në ndeshje kundër KF “Vllaznia” dhe për përsëritje të kësaj shkelje disiplinore, në bazë të Nenit 66/1 të KDS,dënohet me 1 (një) ndeshje pa tifozë në fushën përkatëse.
  4. Lojtari i KF “Tirana”, Tonny Mawejje, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  5. Lojtari i KF “Naftëtari”, Aleksandër Jaupi, për lojë të rëndë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.b të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  6. Lojtari i KF “Maliqi”, Mirald Zaçellari, për pështymje ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.c të KDS, dënohet me 24 (njëzet e katër) muaj pezullim nga aktiviteti.
  7. KF “Maliqi”, në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së shkeljes disiplinore do të jetë subjekt i dënimeve që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.
  8. Lojtari i KF “Domosdova”,Paolo Kukli, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  9. Lojtari i KF “Porto” U-19, Akileu Ndreca, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  10. Lojtari i “S.SH.Pepa”,Mikel Zogu, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  11. FC “Flamurtari” U-19, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek. Në aplikim të Nenit 136 të KDS, gjoba paguhet në masën 3%.
  12. Lojtari i KF “Skënderbeu” U-17, Jurgen Beqiri, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit dhe kundërshtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1.d dhe 49/1.a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  13. FC “Flamurtari” U-17, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek. Në aplikim të Nenit 136 të KDS, gjoba paguhet në masën 3%.
  14. KF “Burreli” U-17, për aktivizim të lojtarit që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të Nenit 54 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me KF “Beslidhja” U-17 e luajtur më datë 11.01.2018,me rezultatin 3 me 0 , zbritjen e 3 pikëve nga klasifikimi dhe gjobë në masën 600.000 (gjashtëqind mijë) leke. Në aplikim të Nenit 136 të KDS, gjoba paguhet në masën 3%.
  15. Pranimin e kërkesës së lojtarit të FK “Shënkolli”, Klaudio Pjetrushi dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Klaudio Pjetrushi vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.
  16. Rrëzimin e kërkesës së KF “Besëlidhja” për fitore në tavolinë ndaj Vllaznisë B, si të pabazuar në dispozitat e Kodit të Disiplinës Sportive dhe Rregullores së Veprimtarisë Futbollstike.
  17. Shpëtim Duro, për sjellje ofenduese dhe shkelje të parimeve të fair play, duke fyer zyrtarin e ndeshjes gjatë konferencës për shtypi pas ndeshjes Kukësi – Flamurtari të datës 04.02.2018, në bazë të Nenit 56/1; 75; 76/1a) të Kodit të Disiplinës Sportive, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim dhe 100.000 (njëqindmijë) lek gjobë.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *