Crevena Zvezda do të përballet kundër Milanit në fazën me eliminim direkt nga “Europa League”. Ekipi serb ka dërguar një letër të hapur drejt presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Atje kërkohet kthimi i tifozëve vetëm për ndeshjen ndaj Milanit në 30% të kapacitetit, pasi në këtë mënyrë do të rritej së tepërmi shansi për kualifikimin e madh.
E thënë ndryshe, kjo përkëthehet në vëmendjen europiane drejt Serbisë pasi do të eliminonin gjigandët italian. Por a do të pranojë Vuçiç për të lejuar 15.000 tifozë kundër Milanit? Në intervistën e fundit, përgjigja e presidentit të Serbisë i thotë të gjitha: “Po më pyesin më tepër për këtë gjë sesa për vaksinën e COVID-it”.
“Sonte kam marrë shumë mesazhe nëse do të ketë apo jo tifozë në ndeshjen Zvezda-Milan. Më shumë sesa për vaksinat. Grupi i posacëm do të marrë vendimin. Është kërkuar për 15 mijë ose 16 mijë tifozë, por nuk e di, do ta shohim. Unë do të mbështes të gjitha vendimet e tyre, edhe nëse do të jetë negative”, tha Vucic. /Sport Ekspres/