Bashkë me fundjavën do të vijë në ekranin e televizorit edhe “Abissnet Superiore”. “RTSH” do të transmetojë pa pagesë derbin e veriut mes Vllaznisë dhe Kukësit. Këto dy skuadra masin forcat me njëra-tjetrën ditën e dielë në orën 19:30 në stadiumin “Loro Boriçi”.
Së bashku me Partizani-Laçi, kjo është sfida më e rëndësishme e javës së dytë të elitës së futbollit shqiptar. Ndërkohë “RTSH”-ja ka bërë me dije se çdo javë do të transmetojë falas për të gjithë shikuesit një nga ndeshjet e “Abissnet Superiore”-s si dhe një nga “Kategoria e Parë”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/