Fundi i rrugëtimit, Mesi nuk është më i madhi!

Do të mbetet në histori si një ndër më të mëdhenjtë në futboll, këtë nuk e luan topi. Megjithatë, Leo Mesi nuk është dhe nuk do të konsiderohet kurrë më i madhi në historinë e futbollit.

Loja e preferuar e tifozëve, për të gjetur arsyet dhe për të bërë krahasimet mes më të mirëve në histori, në fakt nuk ka kuptim, sepse bëhet fjalë për epoka të ndryshme, për momente të ndryshe dhe ekipe të ndryshme.

Mesi te Barcelona ka qenë gjithnjë magjik, te Argjentina gjithnjë një mrekulli në tentativë, një bombë e pashpërthyer.

Faji i Argjentinës, do thonë tifozët e tij, me të drejtë. Kombëtarja Celeste është një kaos total, një rrëmujë nga drejtuesit e lartë deri te trajneri, ndërkohë që yje nuk ka, përveç sulmit. Si për ironi të fatit, ndaj Francës ishin në stol gjithë sulmuesit, ndërsa Ikardi nuk shkoi fare në Botëror.

Mesi nuk ka shënuar kurrë pas ndeshjeve të grupeve në Kupën e Botës, në një kohë që një 19-vjeçar, Mbape, shënoi 2 gola dhe fitoi 1 penallti sot. Rastësi? Jo dhe aq! Argjentina asnjëherë nuk krijoi një ekip fitues për Mesin, asnjëherë nuk ia hoqi përgjegjësinë e tepërt nga shpatullat, duke i dhënë edhe përgjegjësinë e bërjes së formacionit, kujtoni kur Sampaoli e pyeste a ta fuste Agueron, ndaj Nigerisë.

Ndoshta e pamë për herë të fundit Mesin në një Kupë Bote. U tërhoq para 4 vitesh, u kthye sërish, por këtë radhë duket fundi. Gjenialiteti i tij nuk mjaftonte për të fituar Botërorin, me një ekip mdiokër si Argjentina, por në fund në histori do shkruhet: Mesi, gjeniu që nuk shkëlqeu kurrë në Botëror.

Ndryshe nga Maradona!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *