“Fundi i parandier”! Biseda e Ylli Mihalit me miqtë më të ngushtë: Nëse më ndodh një gjë e keqe, vetëm nga COVID

Kombëtarja Shqiptare dhe gjithë komuniteti i futbollit në Shqipëri ka humbur një person të shtrenjtë si Ylli Mihali. Fizioterapisti i Kombëtares nuk ia doli që të fitonte betejën më të rëndësishme për jetën e tij, ndaj COVID-it. Megjithëse ishte i vaksinuar, prekja nga kjo pandemi rezultoi fatale për Mihalin.

Në emisionin “Breaking”, gazetarja Sidorela Gjoni ka diskutuar me Ylli Agën edhe një nga bisedat e Mihalit me miqtë e ngushtë. Disa muaj dhe kohë përpara se të prekej nga pandemia, fizioterapisti i Kombëtares i shprehte miqëve të tij frikën e madhe: “Nëse mua më ndodh diçka e keqe, do të më vijë vetëm nga Koronavirusi”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *