Ylli argjentinas, Lionel Messi (35) ka konfirmuar sot se Kupa e Botës në Katar do të jetë e fundit për të. “Pleshti magjik” vendosi t’i thotë lamtumirë Kombëtares së Argjentinës. Këtë ndoshta do ta bëjë menjëherë pas përfundimit të Botërorit, por është e sigurt që nuk do ta shohim më në Botëror.
“Po i numëroj ditët deri në fillimin e Botërorit. Ka pak nervozizëm dhe do të doja të luhej tani”, tha Messi dhe shtoi: “Po, sigurisht që do të jetë Botërori im i fundit. Tashmë e kam vendosur. Jam nervoz dhe pikëpyetje se çfarë do të ndodhë, por vendimi është marrë”, përfundoi Messi. /Sport Ekspres/