Diego Simeone do të mbyllë ciklin e tij te Atletiko e Madridit në fund të këtij sezoni. “El Chiringuito” raporton se trajneri argjentinas do të përfundojë kontratën e tij një vit përpara skadimit të saj. Në fund të këtij sezoni “el cholo” do i japë fund një epoke lavdie në krye të skuadrës madrilene.
Simeone u emërua trajner në dhjetor të vitit 2011 dhe përgjatë këtyre 12 viteve ka arritur të thyejë dy herë dominimin e gjigantëve Barcelona dhe Real Madrid, duke fituar kështu dy herë titullin kampion në La Liga. Gjithashtu, trajneri 52-vjeçar ka prekur një sukses të madh edhe në Ligën e Kampionëve, teksa ka shkuar dy herë në finale, ku në të dy rastet ka humbur përballë Realit të Madridit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/