Eliminimi i Spanjës nga ky Botëror ka shënuar fundin për shumë futbollistë, mes tyre emblema Iniesta, por edhe David Silva që e kishte deklaruar edhe në një intervistë të kohëve të fundit…
Një tjetër futbollist me përvojë dhe me plot 102 ndeshje ndërkombëtare me “La Roja” është Zherard Pike, për të cilin gjithashtu është ulur sipari me kombëtaren ku ka fituar dy herë Europianin dhe një Botëror në vitin 2010 në Afrikë…
Një premtim i mbrojtësit të Barcelonës, i dhënë në tokën shqiptare, në Shkodër, në sfidën e “Loro Boriçi”-t, më 9 tetor 2016… Ishte koha e polemikave të mëdha, në lidhje me mëngët e fanellës së tij dhe fshehja e flamurit spanjoll, në sajë të çështjes “Katalonja”.
Kështu, Pike, i vendosur më shumë se kurrë, ka deklaruar thjesht se “vendimin tim e kam dhënë me kohë. Nuk më pëlqen që të flas prap. Nëse premtoj diçka, atëherë e bëj atë gjë”, pati thënë ai, duke shtuar më pas pas sfidës me Shqipërinë se “Botërori në Rusi do të jetë i fundit për mua me kombëtaren… Dua ta përjetoj në maksimum dhe uroj me një triumf”.
“Nuk është një temë që më pëlqen të diskutoj. Eshtë vendim i marrë tashmë”. Pas eliminimit ndaj Rusisë, ai u shpreh se “jam krenar për faktin që kam veshur fanellën e vendit tim dhe kam fituar madje shumë. Për mua ka qenë pjesë e rëndësishme e jetës”.
Në 102 ndeshje me Spanjën, ai ka arritur 73 fitore, 15 barazime dhe 14 humbje