Armando Broja ka kaluar sot ditën e tij të parë si lojtar i Fulhamit. Sulmuesi shqiptar ka zhvilluar stërvitjen e tij të parë me ekipin e ri dhe duket se e ka shijuar këtë moment. Klubi i Fulhamit ka shpërndarë në faqen e vetë zyrtare në “Tik Tok” një intervistë të shkurtër të zhvilluar në fushën stërvitore me 22-vjeçarin. Brojës i janë bërë 10 pyetje të shpejta, në mënyrë që tifozët ta njohin pak më tepër si person. Broja i ka përshkruar orët e tij të para me skuadrën e re si të kënaqshme, ndërsa veten e tij e ka cilësur si elektrizues./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Pyetjet dhe përgjigjet e plota të intervistës së Armando Brojës:
Sporti i preferuar përpos futbollit? Basketbolli.
Ushqimi për të cilin del nga dieta? Pica.
Cili është aktori që do të donte të të luante ty në në dokumentar për veten tënde? Do të shkoj me Leo DiCaprio-n. Ai mund të bëjë këdo, kështu që do të bënte një (dokumentar) të mirë edhe për mua.
Idhulli sportiv? Cristiano Ronaldo është sportisti i preferuar që e ndjek.
Destinacioni i preferuar për pushime? Nuk shkoj shumë me pushime, kështu që nuk jam familjar me shumë vende. Por më pëlqen Marakeshi. Kam qenë atje. Është shumë këndshëm. Më pëlqen.
Kënga e preferuar? Nuk kam një këngë të preferuar. Por artisti im i preferuar për momentin është Gunna.
Nëse do të kishe një superfuqi, cila do të ishte? Pyetje e mirë. E di që është e zakonshme, por do të thoja të fluturoja ose të bëhesha i padukshëm. Do të ishte mjaft bukur. Do të ishte argëtuese të isha i padukshëm.
Një fjalë për të përshkruar fjalët e para këtu? E kënaqëshme.
Seriali i preferuar? Prision Break, ose Snowfall.
Një fjalë për të për të përshkruar veten? Elektrizues.