Adrion Pajaziti shihet si një nga talentet më të mëdha të Shqipërisë U-21. Lojtari i rritur në moshat e Fulham, e zhvilloi turin përgatitor me ekipin e parë dhe arriti të shënonte në miqësore. Por trajneri i Fulham nuk i jep mundësi të rinjëve dhe largimi i Pajazitit ishte çështje kohe.
Gorica bëri ofertën e parë karshi këtij futbollisti, por Fulham e refuzoi. Këta të fundit dhe vetë shqiptari kërkonin që kalimi i radhës të ishte sërish në Angli. Megjithatë koha nuk u arrit dhe për këtë arsye dështoi transferimi i Pajazitit në ndonjë skuadër tjetër angleze. Tashmë ka ardhur zyrtarizimi dhe Adrioni është pjesë e Gorica në Kroaci, në një huazim me të drejtë blerje. Kjo skuadër ndodhet në elitë dhe numëron 5 pikë në 5 ndeshjet e para të kampionatit, duke qëndruar në mes të tabelës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/