Florian Kamberi u kthye në temë diskutimi te Kombëtarja ku u raportua se sulmuesi ishte i pakënaqur me mungesën e aktivizimit nga Reja. Shumë kohë pritje për të parë lojtarin e Aberden me Shqipërinë, por kjo nuk është mundësuar ende.
Së fundmi shihet se në profilin e tij zyrtar në Instagram, Kamberi ka fshirë gjithë fotot me fanellën e Kombëtares duke lënë vetëm ato me klubin e tij. A është ky tregues për të ardhmen? /Sport Ekspres/