Teksa në Shqipëri ka nisur normalisht arena futbollistike për Kategorinë Superiore dhe Kategorinë e Parë, me vëmendje pritet të shihen edhe ndeshjes sa i përket Kategorisë së Dytë.
Për shkak të disa problemeve që lidhen me skuadrat, ka pasur një shtyrje të hedhjes së shortit. Megjithatë enigma ka marrë fund, pasi FSHF e ka zbardhur vendimin. Ky short do të hidhet në orën 12:00 në ditën e hënë, në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit. Sipas asaj që ishte planifikuar më herët kampionati duhej të niste në ditën e nesërme, por është shtyrë me një javë për të qenë gjithçka në vendin e duhur. /Sport Ekspres/