FSHF kërkesë Mziut: Eja na vërteto akuzat për trukime!

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar sot në lidhje me deklaratat e rënda të kryebashkiakut të Kamzës, Xhelal Mziu, në lidhje me dy ndeshje të Laçit.

Fillimisht Mziu deklaroi se Laçi do mundej në Durrës, pak javë më parë, ndërsa fundjavën e shkuar deklaroi se Laçi do munden në Shkodër dhe se kishte marrë premion e caktuar për lojtarët e Vllaznisë në rsat suksesi.

Deklarata të rënda, të pashoqëruara me asnjë shpjegim, por vetëm me batuta dhe me deklaratën se do të ketë sëris zbulime në të ardhmen, duke njollosur keqas futbollin shqiptar dhe duke tërbuar presidentin e Laçit Pashk Laska, i cili kërkon ndërhyrjen urgjente të Prokurorisë, përvçse ndërhyrjen e FSHF-së.

Kjo e fundit sot ka dalë me një deklaratë ku i kërkon Mziut të çojë në FSHF informacionin që zotëron në lidhje me ndeshjet që ka akuzuar. Një veprim i detyruar nga ana e FSHF-së, që nuk mund ta lërë me kaq këtë histori, pasi nuk ka ndodhur kurrë që një drejtues i lartë klubi të lëshojë deklarata kaq të rënda ndaj një klubi tjetër.

DEKLARATA

Federata Shqiptare e Futbollit fton Kryetarin e Bashkisë së Kamzës, z.Xhelal Mziu për të sjellë pranë FSHF-së çdo informacion që ai disponon në lidhje me dy ndeshjet e Kategorisë Superiore, për të cilat ai është shprehur në media për përfundimin e tyre. FSHF i ka dërguar sot zyrtarisht z.Mziu kërkesën për bashkëpunim, për të ndarë çdo informacion që ai disponon në lidhje me ndeshjet për të cilat është shprehur. FSHF mbetet e hapur për bashkëpunim në ruajtje të integritetit të garës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *