FSHF hedh poshtë zhvillimin e fundit me Kombëtaren, tre lojtarët nuk mungojnë nga pandemia

Vetëm pak minuta më parë ka qenë njoftimi i bërë nga “Procesi Sportiv” se Ardian Ismajli dhe Ylber Ramadani do të mungojnë ndaj Bjellorusisë për shkakun e pandemisë i cili ka bërë jehonën mediatike. Sipas po të njëjtës media, Ismajli rezultoi pozitiv me Koronavirus dhe do të mungonte në udhëtim me ekipin për ndeshjen e parë edhe Ramadani, pasi qendrojnë në të njëjtën dhomë.

Nuk kanë kaluar shumë minuta dhe FSHF ka bërë një reagim zyrtar, teksa tregon edhe seancën e fundit stërvitore përpara nisjes në Bjellorusi. Atje thuhet qartësisht se Kombëtarja ka marrë sot përgjigjet e tamponëve të kryer një ditë më parë dhe atje kanë dalë të gjithë negativë, ndërsa Ismajli dhe Ramadani do të mungojnë për arsye të dëmtimit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online