FSHF: Është çështje mes UEFA-s e Skënderbeut

Federata Shqiptare e Futbollit më në fund ka reaguar për çështjen Skënderbeu dhe dënimin e pritshëm nga UEFA. Realisht nuk ka thënë asgjë, por thelbi është që FSHF nuk ka rol në këtë histori, është mes Skënderbeut dhe UEFA-s.

QËNDRIM ZYRTAR I FSHF NË LIDHJE ME ÇËSHTJEN “SKËNDERBEU”

FSHF kërkon të informojë opinionin publik në lidhje me zhvillimet më të fundit të publikuara në shtyp për çështjen e Skënderbeut.

Gjatë ditës së djeshme, por edhe sot FSHF ka marrë informacionet e nevojshme lidhur me dokumentin e publikuar i cili është relacioni i inspektorëve  të UEFA-s drejtuar Komisionit të Disiplinës, dhe jo një vendim disiplinor. Informacione këto, të domosdoshme për të pasur një qëndrim të konsultuar institucional dhe publik.

Ndonëse FSHF po e ndjek me vëmendje ecurinë e procesit disiplinor ndaj Skënderbeut, vlen të theksohet se kjo është një çështje që i përket drejtpërdrejtë klubit anëtar (Skënderbeu) dhe vetë UEFA-s.

FSHF do te jetë e hapur për çdo vendim disiplinor që mund të vijë në rrugë zyrtare nga trupat gjykuese të UEFA-s për rastin në fjalë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online