FSHF do të ndërtojë një tjetër fushë futbolli në Durrës, në zonën e Katundit të Ri

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Në kuadër të projektit “100 Fushat”, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka miratuar ndërtimin e një fushe të re futbolli në zonën e Katundit të Ri, në qytetin e Durrësit.

Ky investim i përbashkët synon të zgjerojë infrastrukturën sportive të qytetit dhe të ofrojë më shumë hapësira për zhvillimin e futbollit në këtë komunitet.

Të gjitha aspektet e projektit, nga ndërtimi i bazamentit dhe vendosja e tapetit artificial, deri te pajisjet e mirëmbajtjes dhe infrastruktura ndihmëse do të realizohen në koordinim të plotë mes FSHF-së dhe Bashkisë Durrës.

Ky është projekti i tretë i FSHF-së në Durrës gjatë këtij viti, pas pajisjes me tapet të ri në kompleksin “Olimpik” dhe pas miratimit të ndërtimit të fushës së re pranë shkollës “Benardina Qerraxhia”, që gjithashtu do të realizohet me bashkëfinancim me Bashkinë e Durrësit.