Ekipet shqiptare po vazhdojnë përgatitjet para ndeshjeve të tyre në Europë. Tirana dhe Partizani janë skuadrat e fundit që kanë zhvilluar miqësore, por në asnjë rast, nuk ka pasur transmetim të drejtpërdrejtë për shikuesit. Sipas gjasave, ky është një vendim i vetë klubeve për të qenë sa më shumë enigmatik.
Ato nuk duan që kundërshtari i tyre të ketë mundësi që t’i studiojë për mënyrën sesi pritet të luajnë në Europë, ndërsa nga ana tjetër, ekipet shqiptare e kanë luksin për t’i parë rivalët e Dinamo Batumit dhe të Bate Borisov që janë ende në aktivitet. /Sport Ekspres/