Fshati digjet, trajneri i Luftëtarit analizon taktikën e lojës

Luftëtari ishte protagonist i një teatri qesharak në “Elbasan Arena” megjithatë kjo duket se nuk e shqetëson shumë teknikun e skuadrës, Millosh Kostiç, i cili jep leksioni taktik për “RTSH Sport”. Më mirë të mos e komentojmë më gjatë, mësoni të gjithë!

NDESHJA

“Ishte një turp i tëri që nisi me pritshmëri të mëdha. ne u paraqitëm dobët ndeshjen e parë pasi u mundmë 5-0 dhe tani jemi të eliminuar. Ndeshjen e sotme e nisëm mirë me dëshirë, por më pas skuadra kërkoi më shumë seç duhet dhe humbi dhe përqendrimin, diçka që u vërtetua dhe në sekondat e fundit të ndeshjes kur pësuam dhe golin e tretë. Megjithatë ishte një përvojë që në vijim ta kalojmë më mirë”.

MUNGESA E BREGUT  

“Ishte një ndryshim taktik. bregu është një lojtarë i mirë. Ai luajti në ndeshjen e parë, dhe duke parë rezultatin vendosëm që të bëjmë disa ndryshime taktike që do t’i shërbenin më shumë kampionatit. Kemi dhe 1 muaj kohë për të përgatitur kampionatin dhe kjo ndeshje na vjen në funksion të përgatitje të kampionatit, pasi ishte e pamundur që të përmbysnim një rezultat 5-0. Ishte një zgjedhje taktike për të lënë Bregun jashtë dhe për të luajtur lojtarët e tjerë”.

SEZONI I RI

“Ne presim disa lojtarë të tjerë që presim se do bashkohen me skuadrën shumë shpejt. Megjithatë, boshti i skuadrës është ky që patë sot, me ato përforcime që presim besojmë se do të jemi gati për ndeshjen e parë në 19 gusht”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *