Frikë nga koronavirusi? Setien: Thjesht na matën temperaturën, nuk është vetëm problemi i Barcelonës

Koronavirusi ka paralizuar veriun e Italisë dhe kjo ka pasur pasaojëat edhe në sport. Disa ndeshje të Serie A janë anulluar dhe ato të javës së ardhshme po mendohet të zhvillohen pa tifozë. Megjithatë kjo nuk e ka cënuar përblljen e nesërme midis Napolit dhe Barcelonës. Këta të fundit kanë mbërritur në Itali ditën e sotme, por masat e sigurisë kanë qenë të larta, me stafin e katalanasve që i është nënshtruar menjëherë kontrollit mjekësor.

I pyetur në konferencën për shtyp nga një prej gazetarëve të pranishëm mbi kërcënimin dhe frikën që mund të ketë sjellë koronavirusi për klubin spanjoll, Setien shprehet se nuk është i shqetësuar për ekipin e tij. Ai shton se shqetësohet vetëm për personat që janë prekur.

“Nuk jam i shqetësuar për ekipin tim, por dua të shpreh solidaritet për ata që janë infektuar. Ështe diçka që mund t’i ndoshë kujtdo, por shqetësohem për personat e prekur. Autoritetet italiane thjesht na matën temperaturën”, ka deklaruar Kike Setien./Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *