Frikë e madhe për trajnerin serb, tani Sinisha Mihajloviç infektohet edhe nga pandemia

Sikur të mos i mjaftonte një betejë e fituar me sëmundjen e rëndë të leuçemisë, Sinisha Mihajloviç do të përballet edhe me një tjetër problem që rrezikon shëndetin e tij. Trajneri serb ka rezultuar pozitiv me Koronavirus sipas konfirmimit që vjen nga vetë klubi i Bolonjës.

Tekniku që drejton ekipin e Serisë A kishte shkuar me pushime së bashku me familjen e tij gjatë kësaj periudhe. Menjëherë pas ekzaminimeve të bëra u vërejt që Mihajloviç ishte infektuar nga Koronavirusi. Frika është e madhe pasi trajneri serb u godit edhe nga një sëmundje më herët, duke e dëmtuar organizimin, gjë e cila e bën pandeminë më të frikshme. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *