Frikë e madhe në Brazil sa i përket gjendjes shëndetësore të Peles. Legjenda e futbollit botëror është shtruar në spitalin Albert Einstein të Sao Paulos ditën e martë. Fillimisht Pele ka shkuar për të bërë disa vizita rutinë që kanë mbetur të shtyra për shkakun e pandemisë.
Megjithatë ka mbetur në vëzhgimin e mjekëve dhe nuk ka dalë nga spitali. Kjo ka rritur më shumë frikën, ndërkohë pritet edhe njoftimi zyrtar nga vetë spitali për të kuptuar gjendjen shëndetësore të legjendës së futbollit. /Sport Ekspres/