Frika se nuk regjistrohet Aguero dhe Depay në La Liga/ Laporta e pranon, te Barcelona nuk ka më siguri

Lionel Mesi është larguar nga Barcelona në ditën e djeshme duke tronditur mediat sportive në Europë. Vetë presidenti Laporta ka shpjeguar edhe arsyet e largimit që lidheshin me shkeljen e fashës së vendosur nga La Liga mbi rrogat që duhet të marrin lojtarët dhe shpenzimet në tërësi të klubit.

Për këtë arsye nuk ishte e mundur që Mesi të regjistrohet. Por problemet nuk mbarojnë këtu pasi Barcelona nuk ka siguruar ende Depay, Aguero dhe Eric Garcia. Pavarësisht se i kemi parë në miqësore dhe stërvitje me Koeman, asnjë prej këtyre lojtarëve nuk e ka të garantuar plotësisht vazhdimin me ekipin e parë të Barcelonës.

“Sipas llogaritjeve tona, ne mund të regjistrojmë Memphis Depay, Eric Garcia dhe Kun Agüero.  Shpresoj se nuk do të ketë probleme, edhe sepse këta lojtarë bënë përpjekje për t’u bashkuar me Barçën”, do të shprehej Laporta mes ndjenjës së frikës se do të përsëritet e njëjta situatë si me Mesin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online