Nga Klaudio Ndreca
Bajram Jashanica ka qenë i ftuar në emisionin “Fan Zone”, atje ku ka folur për situatën anormale që ka prekur edhe Shqipërinë, si gjithë Europën. Një rast disi më i veçantë nga të tjerët, pasi mbrojtësi i Skënderbeut ka qendruar dy vite larg futbollit dhe sapo e kishte mbaruar dënimin. Vetë lojtari u shpreh se kjo gjendje është edhe më e vështirë për të, megjithëse tani e di mënyrën e jetesës që duhet të bëj dhe për të mos shtuar peshë.
“Kjo ndalesë është më e rëndë për mua nga më parë, pasi ato dy vitet e para kam dalë për stërvitje dhe kam bërë palestër. Ky është një fat i keq dhe shpresoj të kalojë sa më shpejtë. Nuk e di po kjo është e paimagjinueshme se isha shumë i lumtur kur u ktheva për të luajtur futboll. Megjithatë tani e di se çfarë duhet të bëj dhe të mos shtojë peshë. Dëshira ime është që të kthehem edhe sa më shpejt në Kombëtare. E tregova edhe në tre ndeshje që luajta kur u ktheva pas 2 viteve. Frika më e madhe ishte në Shkodër, pasi nuk e dija se ku do isha me nivelin pas atij dënimit që kisha. Por Falë Zotit e kam kapur mirë ritmin. Kush ka konkurrencë më të madhe në mbrojtje mes Shqipërisë dhe Kosovës? Mendoj se te Shqipëria ka më shumë rivalitet”, tha Jashanica. /Sport Ekspres/