Armando Broja do të aktivizohej në minutën e 60 të takimit në ndeshjen e Kupës ndaj Coventry. Pas 30 minutave të shtesave, sulmuesi shqiptar pësoi një dëmtim dhe u shtri në fushën e blertë pas vërshëllimës së trefishtë. Lojtari kërkoi ndihmën e shokëve të ekipit për t’u larguar nga fusha pasi ndiente dhimbje.
Frika ishte e madhe për një dëmtim serioz që mund ta linte për muaj jashtë fushës. Megjithatë “Sport Ekspres” mëson se fatmirësisht Broja nuk ka asnjë lëndim serioz dhe mund të luajë që të mërkurën ndaj Totenhamit. /Sport Ekspres/