“Francën e helmuan, nuk kishte grip”! Xhepollari ngre dyshime për fitoren e Botërorit nga Argjentina: Luajti arbitri dhe pak…FIFA

Argjentina arriti që të fitonte Botërorin në një finale të çmendur kundër Francës. Ishte një ndeshje që dukej se nuk do të kishte kurrë fund. Por edhe në këtë finale nuk mund të mungonin diskutimet, veçanërisht në akordimin e penalltisë së Di Maria. Kontakti ishte minimal dhe për shumëkënd një 11-metërsh i tillë nuk mund të jepet në finale. Ndërkohë Drilon Xhepollari, i ftuar në emisionin “Botërori Katar 2022” në “RTV Ora” u shpreh:

“Pas minutës së 70 ishte një ndeshje e jashtëzakonshme. Ishte një ndeshje me dy tablo. Në pjesën e parë luajti Mesi, Argjentina, arbitri, ndoshta dhe pak FIFA. Shumë diskutime kishte për atë penalltinë që fitoi Di Maria. Në të gjitha mediat botërore shkruhej sesi ishte e mundur që të jepej kjo penallti. Ka dhe një shkrim shumë të bukur nga gazetari anglez Morgan që thotë: “Franca nuk është se nuk ishte në lojë, por e helmuan Francën, nuk kishte grip”, tha Xhepollari duke lënë të kuptohet se virusi i deveve që preku gjelat nuk ishte edhe aq rastësor. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online