E përditshmja franceze L’Equipe ka dalë sot me një kopertinë domethënëse sot, duke iu referuar sfidës Francë-Argjentinë, në program të shtunën pasdite (16:00).
L’Equipe ka titulluar “Nuk do të kalojë”, me një foto të Leo Mesit rrethuar nga futbollistë argjentinas.
Nuk ka vonuar reagimi i të përditshmes argjentinase Olé, që në faqen e vet në ueb ka përdorur të njëjtën kopertinë, por me titullin “Do të kalojë”.
“Kështu e ndjejmë ne nga krahu tjetër i oqeanit, ku gjithçka kushton dyfish, trefish, katërfish. Nuk ka rëndësi sa, ne do të shënojmë dhe do të kalojmë në turin tjetër. Mesi u krijua andej, por ka gjakun e këtushëm dhe do t’ia dalë sërish, kemi besim”, shkruan Olé.