“Franca mezi na mundi“, Agolli kujton përballjet me të mëdhatë e Europës: Italia na mundi vetëm me fanellë

Ansi Agolli ka dhënë një intervistë për gazetaren Enxhi Biba në emisionin “Euromania“ të transmetuar në “Neës 24“, ku flet për disa nga përfaqësueset më të mëdha të këtij Europiani. Në kujtesën e ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare ka ardhur ajo arritje historike në Euro 2016, si dhe sfidat që kuqezinjtë kanë zhvilluar kundër Spanjës, Italisë dhe Francës. Sfida këto që mbeten vërtetë të veçanta në memorien e çdo futbollisti.

A NDIQET EUROPIANI NË AMERIKË? – “Nuk ndiqet aq sa në Europë. Jam munduar të ndjek edhe ndeshjet që janë herët në mëngjes. Për shkak të impenjimeve që kam me akademinë, nuk mund t’i ndjek të gjitha”.

SI ËSHTË KUR PËRBALLESH ME SKUADRAT E MËDHA? “Ky Europian na sjell një nga ato kujtimet e EURO 2016, ditë magjike. Edhe pse ky formati i ri është pak i çuditshëm. Na vijnë mbrapa kujtimet e Europianit. Kemi pasur në grup Spanjën dhe Italinë. Kujtime shumë të hidhura por dhe të bukura, kur Spanjës, kemi luajtur edhe ndaj Italisë, po ishte komplet ndryshe nga kjo që është tani.

Spanja kishte luajtur kundër Italisë 3 ditë para nesh, bëmë një analizë, pamë komplet pjesën e parë, në 45 minuta, Italia e kaloi mesin e fushës vetëm 2 herë, Spanja ishte një skuadër perfektë. Ne dhamë maksimumin. Ndërsa Italia ishte në një moment tranzicioni, e kishim më të lehtë ta qarkullonim topin, na linin më shumë hapësira. Italia është një skuadër që të mund edhe me fanellën. Më shumë na mundi fanella e Italisë, se sa skuadra.

SHIRITI DHE XHANI DE BIAZI- Është emocionuese të luash kundër Italisë. Kemi pasur dhe një miqësore në Xhenoa, që stadiumi ishte i mbushur me shqiptarë, 35 mijë shqiptarë në stadium, për çdo futbollist të kombëtares është maksimumi. Është ndeshje e veçantë kundër Italisë. Unë jam tifoz me Gjermaninë.

Italia është komplet ndryshe. Trajneri ka ndryshuar edhe stilin e lojës, Italia të bën presing si Spanja, e luan topin shumë mirë. Italia më përpara se ka luajtur këtë futboll. Shikoj diçka ndryshe. Ndoshta do të ndryshojë në ndeshjet BIG. Është afërsisht me Spanjën apo Gjermaninë e para 7-8 vitesh.

NDRYSHIMET TE SHQIPËRIA- Janë në ndërtim e sipër. Shqipëria e De Biazit u ndërtua, nuk u formua vetëm për Europianin. Edhe kjo Shqipëria tani, ka filluar të formohet. Do pak kohë, lojtarët duhet të rriten nga ana e eksperiencës. Nuk mjafton thjesht kualiteti. Kombëtarja është diçka tjetër, jo si nëpër klube, duhet të luajnë bashkë, kam besim, që në të ardhmen do të marrin rezultatet.

RËNIA E SPANJËS- Ka të njëjtin stil loje. Më parë ka pasur lojtarë me më shumë kualitet. Ka pasur “killer” që e mbyllnin lojën. Edhe Spanja është në tranzicion për të formuar skuadrën më të mirë. E vetmja gjë që kanë të njëjtë është stili i lojës që nuk ndryshon.

PËRBALLJET ME FRANCËN- Mbaj mend se Franca ka qenë një skuadër në ndërtim, mezi na ka mundur edhe ne, por më pas pati progres të madh. Më pas doli kampion Bote. Ai grup është, ndaj Gjermanisë ishte një skuadër klinike. Nuk e pash ndeshjen e fundit, por mendoj që Franca është një nga favoritet.

PRETENDENTËT- Franca, Italia janë 2 skuadrat më bindësi deri tani, për të tjerat nuk mund të thuash diçka konkrete. Duhen ato përballjet e forta. Deri tani Itali dhe Franca më kanë lënë shije për të thënë se janë favoritë.

Gjermania hasi vështirësi ndaj Francës. Edhe Gjermania është në të njëjtën periudhë si Spanja. Por, Gjermania ka mentalitet fitues. E rëndësishme është si reagon mbas humbjes”, – u shpreh Ansi Agolli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *