Fotografia e fundit para ndërrimit të jetës është shumë prekëse, e gjithë familja mban dorën e Pele

Pele po i nënshtrohej trajtimit për tumorin që kishte, por nuk ishte në gjendje ta luftonte atë dhe terapia thjesht pushoi së funksionuari. Ditën e djeshme u konfirmua se Pele kishte ndërruar jetë dhe të gjithë yjet e mëdhenj të botës së sportit filluan t’i thonë lamtumirën në rrjetet sociale.

Edhe vajza e tij i ka dhënë lamtumirën babait të saj me një fotografi që ka postuar në llogarinë e saj në Instagram. Ajo ka publikuar një foto të gjithë familjes duke kapur dorën e Pele, i cili ishte shtrirë në një shtrat spitali. “Gjithçka që jemi bërë është falë teje. Të duam pafund. U prefsh në paqe”, ka shkruar Kely Nascimento, vajza e të ndjerit Pele. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *