Kosova ka përparuar shumë në futboll në vitet e fundit. Që pas pranimit me të drejta të plota në skuadrat kosovare kanë nisur që të bëjnë mirë dhe në arenën ndërkombëtare, por dhe infrastruktura paralelisht është përmirësuar.
Duke nisur që nga sot, Kosova do të ketë një stadium me të gjitha parametrat e UEFA-s dhe Kombëtarja më në fund ndeshjet zyrtare do i luajë në shtëpi.
Arena “Fadil Vokrri” dot do të presë sot ndeshjen e Superkupës mes Prishtinës dhe Dritës, që do të jetë dhe ndeshja testuese për të marrë licencimin ky stadium. Faqja “Kosovan Football” në “twitter” ka publikuar disa foto të vjetra shumë të veçanta, ku tregohet stadiumi që nga viti 1951 dhe deri në ditët e sotme. Për më tepër shikoni foto e mëposhtme.
[Best_Wordpress_Gallery id=”111″ gal_title=”Fadil Vokrri”]