Mario Tokiç, trajneri kroat, që në të shkuarën ka drejtuar skuadrën e Lokomotiv Zagrebit, teksa ka luajtur edhe 28 ndeshje me Kroacinë, përveç se si lojtar ka veshur fanelën e Rijekës, Dinamo Zagrebit, Rapiv Vjenës dhe Austria Vjenës, ndodhet sot në stadium për sfidën Partizani-Skënderbeu…
Tokiç ka diskutuar për gjithçka bashkë me një tjetër person, teksa është dukur mjaft i përqendruar dhe ka ndjekur çdo moment të sfidës, duke mbajtur “shënime” mbi atë që do të jetë skuadra e tij, nga sezoni i ardhshëm. Në fakt, Tokiç është zgjedhur si pasuesi i Klevis Dalipit nga presidenca e kuqe.