FOTO/ Vedat Muriqi rrëmben menjëherë zemrat e tifozëve, baneri i hapur në stadium: Ishulli i “piratit“

Vedat Muriqi ka filluar të ketë impakt të menjëhershëm te Majorka. Lojtari ka shënuar gol dhe ka dhuruar asist në dy ndeshjet e tij të para në La Liga, duke bërë kështu një nisje të përsosur. “Pirati“ ka rrëmbyer menjëherë zemrat e tifozëve, të cilët kanë gjetur heroin e tyre për pjesën e mbetur të sezonit.

Gjatë sfidës së mbrëmjes së djeshme, një grup tifozësh kanë hapur një banderolë në tribuna. “Ishulli i piratit“, shkruhet në të së bashku me emrin e Vedat Muriqit, si dhë një imazh i sulmuesit duke festuar./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *