FOTO/ Tifozët thonë fjalën e tyre dhe shtyjnë fillimin e finales së Kupës së Shqipërisë, zbrazin flakadanët në fushë

“Air Albania” ka hapur dyert në orën 19:00 për të pritur finalen e Kupës së Shqipërisë. Një ndeshje mjaft delikate mes Laçit dhe Vllaznisë, teksa këta të fundit kanë shansin e fundit për të siguruar një biletë për në kualifikueset e Ligës së Konferencës.

Interesi ka qenë i lartë në të dy krahët dhe këtë e tregon tifozeria që ka shkuar në “Air Albania” për të mbështetur skuadrën e zemrës. Finalja ka nisur me vonesë pikërisht për shkak të tyre, pasi kanë zbrazur flakadanët në fushën e lojës. Në njërin krahë mbizotëroin flakadanët e bardhë, ndërsa në krahun tjetër ata kuqeblu, duke simbolizuar edhe ngjyrat e ekipeve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *