Koha e përshtatjes ka përfunduar dhe Sokol Cikalleshi ka gjetur tashmë veten në kampionatin arab. Sulmuesi shqiptar shënoi këtë fundjavë golin e tij të tretë me skuadrën e Al Khaleej, duke dhënë një kontribut të madh në fitoren e vyer të ekipit të tij.
Paraqitja ishte mjaft e mirë për lojtarin nga Kavaja, që renditet ndër lojtarët me notën më të lartë për javën që lamë pas. Saudi Pro League ka shpërndarë në faqen e vetë zyrtare formacionin më të mirë të javës, ku përfshihet edhe Sokol Cikalleshi. Sulmuesi jep kështu sinjale pozitive për trajnerin Silvinjo, i cili ka marrë drejtimin e Kombëtares shqiptare dhe është duke studiuar kuqezinjtë për kualifikuest e Euro 2024./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
View this post on Instagram