FOTO/ Si një “bishë e tërbuar”! Pamjet që nuk i keni parë kurrë, portieri i Vllaznisë largohet me forcë dhe shtrihet në tokë

Shumë kontestime dhe polemika ka pasur ndeshja e sotme mes Skënderbeut dhe Vllaznisë, që po vazhdon në shifrat 2-2. Tensioni ka nisur që në minutat e para për vetë situatën e dy ekipeve, që kërkonin me patjetër fitoren. Kulmi i tensionit arriti në minutën e 82. Arbitri jep penallti në favor të Vrapit pasi kishte një kontakt me Zogovic, që e mbajti me duar. Portieri i Vllaznisë nuk ishte dakort me penalltinë, ndërsa kryesori i takimit e pa me VAR.

Kur u rikthye, jo vetëm që u dha 11-metërshi, por u shoqërua me një karton të kuq. Zogovic ka mbetur i befasuar dhe është shtrirë në tokë, duke mos i besuar vendimit. Gjithë inatin nisi që ta shfrynte te fanella e tij, më pas ka shkuar drejt arbitrit mes toneve të ashpra. Lojtarët e Vllaznisë e kanë hequr me forcë, por janë dashur disa minuta që Zogovic si një “bishë e tërbuar”, të dilte nga fusha e blertë. Pamje që nuk i kishim parë kurrë më parë… /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *