Shkëndija e Tetovës ka marrë një fitore historike ditën e sotme. Skuadra shqiptare në Maqedoninë e Veriut ka mposhtur me shifrat e thella 1-6 rivalët e përjetshëm të Vardarit. Me këta të fundit sfidat kanë qenë përherë të nxehta, duke u kthyer në dy kundërshtarë të fortë të njëri-tjetrit.
Por ekipi i udhëhequr nga Ernest Gjoka nuk është ndalur me turpërimin me 6 gola. Shkëndija ka vijuar ndeshjen edhe në rrjetet sociale, aty ku në faqen e vetë zyrtare ironizon Vardarin me një “meme” të famshme. Kuqezinjtë i kujtojnë kundërshtarëve se ajo fitore e thellë 1-5 e vendosur më parë nuk i kënaqte mjaftueshëm, duke mbërritur te kjo e sotmja me shifrat 1-6./Halit Delibashi-Sport Ekspres/